Pasuria e kandidatit për kryetar të Suharekës, Ardian Shala: Banesë, tokë bujqësore, të hyrat vjetore, paratë në bankë…

28.06.2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherish edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega Suharekë, Ardian Shala, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 75 mijë eurove. Sipas deklarimit, […]

Pasuria e kandidatit për kryetar të Suharekës, Ardian Shala: Banesë, tokë bujqësore, të hyrat vjetore, paratë në bankë… Foto: Ilustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherish edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega Suharekë, Ardian Shala, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 75 mijë eurove.

Sipas deklarimit, Shala thotë se ka një banesë të blerë prej 74 metër katrorë me vlerë prej 45 mijë euro, pronësia në emër të tij.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon truall prej 20 mijë eurove dhe tokë bujqësore prej 10 mijë eurove.

Poashtu kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala thotë se ka 40 mijë e 500 euro pasuri të luajtshme, që janë të blera e në pronësi të deklaruesit.

Për sa i përket kursimeve, kryetari i LDK-së dega Suharekë thotë se ka 1,850 euro në emër të tij dhe 1,580 euro në pronësi të bashkëshortes.

Gjithashtu, ai thotë se posedon aksione prej 100 përqind në një ordinancë specialistike “Mjeku i Zemrës-Ardian Shala B.I” në një kapital prej 25 mijë eurove.

Shala ka thënë se ka kredi prej 29 mijë eurove me qëllim të renovimit të banesës, e që është në pronësi të përbashkët.

Të hyrat e tij vjetore (paga vjetore) janë nga Kuvendi i Kosovës në shumën prej 20,580 euro dhe paga vjetore e bashkëshortes nga SHFMU “7 Marsi” në Suharekë në shumën prej 5,196 euro.

Ardian-Shala