Pasuria e drejtorit të Bujqësisë në Suharekë, Xhevxhet Gashi – shtëpi prej 75 mijë eurove, bager prej 18 mijë euro, kursime…

30.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Xhevxhet Gashi. Sipas deklarimit, drejtori Gashi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 236 mijë […]

Pasuria e drejtorit të Bujqësisë në Suharekë, Xhevxhet Gashi – shtëpi prej 75 mijë eurove, bager prej 18 mijë euro, kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Xhevxhet Gashi.

Sipas deklarimit, drejtori Gashi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 236 mijë euro.

Sipas këtij deklarimi, ai thotë se ka një shtëpi banimi prej 160 metra katrorë, trashëguar, në vlerë prej 75 mijë eurove, në emër të tij, truall në vlerë prej 35 mijë eurove, tokë bujqësore prej 116 mijë eurove, lokal afarist prej 10 mijë eurove të gjitha këto në pronësi të prindit.

Po ashtu drejtori i Bujqësisë në Suharekë thotë se ka një bager – mjet pune, në vlerë prej 18 mijë euro, në pronësi të fëmijëve dhe një kamion transportues në vlerë prej 5 mijë e 500 euro, në pronësi të fëmijëve.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se ka 20 mijë euro të kursyera, pronësia në emër të tij.

Gjithashtu, Xhevxhet Gashi thotë se ka kredi prej 21 mijë e 265 eurove me qëllim të blerjes së mjeteve të punës, pronësia në emër të tij.

Ndërsa, ai thotë se ka të hyra vjetore (pag) nga Komuna e Suharekës në shumën prej 7,368 euro.

Xhevxhet-Gashi