Pasuria e drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi-Lumi – shtëpi prej 35 mijë eurove, veturë, male prej 15 mijë euro…

30.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Inspekcionit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi-Lumi. Sipas deklarimit, drejtoresha Rrafshi-Lumi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 150 mijë […]

Pasuria e drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi-Lumi – shtëpi prej 35 mijë eurove, veturë, male prej 15 mijë euro… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Inspekcionit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi-Lumi.

Sipas deklarimit, drejtoresha Rrafshi-Lumi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 150 mijë euro.

Sipas këtij deklarimi, ajo thotë se ka një shtëpi prej 130 metra katrorë, familjare, në vlerë prej 35 mijë eurove, pronësia e përbashkët, dy ara në vlerë prej 30 mijë eurove dhe 25 mijë euro, male prej 15 mijë eurova, të gjitha këto në pronësi të përbashkët, si dhe një shtëpi në emër të prindit me vlerë prej 45 mijë eurove.

Po ashtu drejtoresha e Inspekcionit në Suharekë thotë se ka një veturë “Chryxer” në vlerë prej 3 mijë e 500 eurove, në pronësi përbashkët dhe një veturë “Opel Corsa” në vlerë prej 5 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ajo thotë se ka të hyra vjetore nga paga, nga Komuna e Suharekës në shumën prej 7,572 euro.

Po ashtu të hyra vjetore nga bashkëshorti pagë në shumën 4,200 euro dhe prindit nga pensioni në shumën prej 3,000 euro.

Jehona-Rrafshi-Lumi