Pastrohet hapsira skaj rrugës nga Zona e Damperit në drejtim të fshatit Sopijë

08.12.2022

Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat e cila i kushton rëndësi pastërtisë së hapsirave të territorit të saj. Por, jo gjithmonë e shohim të pastërt ashtu siç edhe thuhet, krejt kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm, ku në hapsira të ndryshme hedhin mbeturina nga më të ndryshmet të cilat përveç që ndotin ambientin […]

Pastrohet hapsira skaj rrugës nga Zona e Damperit në drejtim të fshatit Sopijë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat e cila i kushton rëndësi pastërtisë së hapsirave të territorit të saj.

Por, jo gjithmonë e shohim të pastërt ashtu siç edhe thuhet, krejt kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm, ku në hapsira të ndryshme hedhin mbeturina nga më të ndryshmet të cilat përveç që ndotin ambientin ato edhe humbin pamjen e bukur të vendeve tona.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjithnjë ka bërë thirrje për qytetarët që të mos hedhin mbeturina të cilat ndotin ambientin.

Së fundmi Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se hapsira skaj rrugës nga Zona e Damperit në drejtim të fshatit Sopijë është pastruar dhe kërkon nga secili qytetar që nëse sheh persona të pandërgjegjshëm duke hedhur mbeturina të lajmërohet inspekcioni komunal apo edhe policia në mënyrë që ndotësit e ambientit të dënohen sipas ligjit.

“Tash është edhe në ndërgjegjjen e secilit prej nesh.

Hapsira skaj rrugës nga Zona e Damperit në drejtim të fshatit Sopijë u pastrua.

Lajmëroni inspekcionin komunal apo edhe policinë dhe bashkëpunoni me ta, që ndotësit e ambientit ti identifikojmë dhe ta marrin denimin e merituar sipas ligjit.” ka shkruar Muharremaj.