Pas raportimit të SuharekaOnline, mbyllet puseta që ishte e hapur tek hyrja e shtigjeve të ecjës

15.11.2022

Zona “Shtigjet e ecjes” në Suharekë është njëra ndër zonat më të bukura dhe relaksuese që ka qyteti i Suharekës. Shtigjjet e ecjës të cilat ndodhen pranë Parkut “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë janë dëmtuar disa herë në mënyra të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm. SuharekaOnline ditë më parë kishte raportuar për disa parregullësi të […]

Pas raportimit të SuharekaOnline, mbyllet puseta që ishte e hapur tek hyrja e shtigjeve të ecjës Foto: Ilustrim

Zona “Shtigjet e ecjes” në Suharekë është njëra ndër zonat më të bukura dhe relaksuese që ka qyteti i Suharekës.

Shtigjjet e ecjës të cilat ndodhen pranë Parkut “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë janë dëmtuar disa herë në mënyra të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm.

SuharekaOnline ditë më parë kishte raportuar për disa parregullësi të cilat ndodheshin tek hyrja e shtigjeve të ecjës, ku një pusetë ishte e hapur dhe mungonte shporta e mbeturinave.

Pesë ditë pas raportimit, stafi i SuharekaOnline ka dal në terren ku edhe ka verifikuar se puseta e hapur e është mbyllur dhe rregulluar.

Për këto probleme kishte folur edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani i cili kishte njoftuar se do të merr masa për mbylljen e pusetës dhe premtoi se kudo që mungojnë shportat e mbeturinave do të vendosen dhe aty ku janë të dëmtuara do të rregullohen.

Ndërsa, sa i përketë shportave të mbeturinave nga ajo që shihet në terren gjendja e tyre vazhdon të metet e njejtë.