Pas ankesës së kandidatit të AAK-së, rinumërohen 4 vendvotime në Suharekë

09.11.2021

Kandidatët kanë pasur afat 24 orë për bërjen e ankesave pas shpalljes së rezultateve me ç’rast kanë treguar pakënaqësinë lidhur me procesin zgjedhor. Ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë bërë edhe kandidatët për asamble komunale në Komunën e Suharekës, ku disa janë refuzuar e disa janë pranuar. Për dallim nga kandidatët […]

Pas ankesës së kandidatit të AAK-së, rinumërohen 4 vendvotime në Suharekë Foto: Ilustrim

Kandidatët kanë pasur afat 24 orë për bërjen e ankesave pas shpalljes së rezultateve me ç’rast kanë treguar pakënaqësinë lidhur me procesin zgjedhor.

Ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë bërë edhe kandidatët për asamble komunale në Komunën e Suharekës, ku disa janë refuzuar e disa janë pranuar.

Për dallim nga kandidatët e tjerë ku u janë refuzuar ankesat, PZAP ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së, Vullnet Luzhnica dhe si rezultat katër vendvotime do të rinumërohen.

Sipas PZAP-së, këto vendvotime do ti nënshtrohen procesit të rinumërimit: 2403A/01R – Mushtisht, 2417A/01R – Studençan, 2424A/02D – Duhël dhe 2421A/01R – Semetisht.