Pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Suharekë, donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara

21.05.2021

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot ka sjellur donacion në Komunën e Suharekës 236 pako për familjet në nevojë. Janë 118 pako ushqimore dhe 118 pako higjienike, të cilat do të shpërndahen për familjet me kushte të vështira ekonomike. Përfaqësuesit e misionit, i ka pritur në zyrën e saj, nënkryetarja e Komunës, Mihrije […]

Pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Suharekë, donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara Foto: Ilustrim

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot ka sjellur donacion në Komunën e Suharekës 236 pako për familjet në nevojë.

Janë 118 pako ushqimore dhe 118 pako higjienike, të cilat do të shpërndahen për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Përfaqësuesit e misionit, i ka pritur në zyrën e saj, nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, e cila i ka falënderuar për këtë donacion, për familjet në nevojë në këtë kohë të vështirë pandemie e cila u’a ka vështirësuar edhe më shumë kushtet ekonomiko-financiare.

Margarethe Matic, shefe e Zyrës së Mbështetjes së Komunitetit, si dhe përfaqësuesit e tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, e kanë njoftuar nënkryetaren Suka, se këto pako janë për familjet në nevojë për Komunën e Suharekës shkaku që t’i dalim në ndihmë sa do pak në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga COVID-19.