Pagesa e tatimeve, Halitjaha: Atyre që kanë obligime mbi 300 euro, i’u mundësohet pagesa me këste mujore

18.03.2022

Kjo drejtori ka ftuar qytetarët që të paguajnë taksat dhe tatimet, instrumente financiare me anë të të cilave ndihmojnë në përmirësimin e çdo sektori në mirëqenien e qytetarëve. Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Financave në Komunën e Suharekës, Labinot Halitjaha, ka bërë të ditur se të gjitha ngarkesat me taksa dhe tatime janë […]

Pagesa e tatimeve, Halitjaha: Atyre që kanë obligime mbi 300 euro, i’u mundësohet  pagesa me këste mujore Foto: Ilustrim

Kjo drejtori ka ftuar qytetarët që të paguajnë taksat dhe tatimet, instrumente financiare me anë të të cilave ndihmojnë në përmirësimin e çdo sektori në mirëqenien e qytetarëve.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Financave në Komunën e Suharekës, Labinot Halitjaha, ka bërë të ditur se të gjitha ngarkesat me taksa dhe tatime janë në kuadër të ligjeve në fuqi dhe se janë të fokusuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, kështu duke ju ofruar mundësi tatimpaguesve që kanë obligime mbi 300 € që ato ti përmbushin edhe me marrëveshje me shkrim për pagesë me këste mujore.

Përmes një njoftimi për qytetarë ky dikaster informon të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Suharekës të cilët kanë obligime të pa kryera në taksa në aktivitet, rentë, qera dhe tatim në pronë në bazë të ligjit, udhëzimeve dhe rregulloreve ata qytetarë dhe biznese që kanë detyrime mbi 300.00 euro ju dërgohen tri (3) letër kujtesa në kohë prej 45 ditësh, ku brenda kësaj kohe obliguesit mundë të paraqiten në zyret e drejtorisë së financave të lidhin marrëveshje me shkrim për pagesë me këste mujore, e nëse edhe kjo mundësi nuk shfrytëzohet fillon lënda në procedurë përmbarimore – me përmbarues. Ju lutemi qytetarë të nderuar shfrytzone këtë mundsi mos të dërgohet lënda në përmbarim. Për informata shtesë lajmrohuni në zyret e drejtorisë së financave Suharekë.

“Paguani taksat dhe tatimiet, instrumente financiare me anë të të cilave ndihmoni në përmisimin e qdo sektori në mirëqenien e qytetarëve, krijo një shtet dhe komunë të fuqishme” thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Suharekës.