OSHP kthen në rivlerësim tenderin për ndërtimin e rrugës “Skënderbeu” në Suharekë

18.01.2023

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka aprovuar ankesën e njërit Operatorit Ekonomik ofertues për projektin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu” duke e kthyer tenderin në rivlerësim. Paneli Shqyrtues në bazë të ankesës së një operatori ekonomik ka marr vendim që të aprovoj si të bazuar ankesën lidhur me aktivitetin “Ndërtimi dhe rregullimi […]

OSHP kthen në rivlerësim tenderin për ndërtimin e rrugës “Skënderbeu” në Suharekë Foto: Ilustrim

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka aprovuar ankesën e njërit Operatorit Ekonomik ofertues për projektin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu” duke e kthyer tenderin në rivlerësim.

Paneli Shqyrtues në bazë të ankesës së një operatori ekonomik ka marr vendim që të aprovoj si të bazuar ankesën lidhur me aktivitetin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu” e cila është iniciuar nga Komuna e Suharekës.

Poashtu, OSHP përmes një njoftimi bën të ditur se është anuluar njoftimi për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimitme titull: “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu – Suharekë-ritender” dhe se i njejti është kthyer në rivlerësim.

Rikujtojmë se në fund të muajit nëntor 2022, Komuna e Suharekës kishte njoftuar se ka pezulluar përkohësisht tenderin për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, ky vendim erdhi nga ankesa e parashtruar në OSHP nga njëri Operator Ekonomik- Famis Co-Hc ofertues më datë 25.11.2022, pasi që komuna kishte shpallur fitues operatorin ekonomik Hidroterm.

Në bazë të një dokumenti të cilin kishte siguruar SuharekaOnline bëhej e ditur se ankuesi kishte thënë se me 17.11.2022 Komuna e Suharekës kishte dërguar vendim që Hidroterm është shpërblyer me kontratë dhe pas kësaj thuhet të kenë hasur në shumë parregullësi që AK ka bërë gjatë fazës së vlerësimit të ofertës në OE i rekomanduar dhe ky operator ekonomik del që nuk është i përgjegjshëm sepse: Në kërkesat e DT për pikën: kërkesat mbi mundësit teknike dhe profesionale pika 3. Pajisjet, AK ka vendosur në DT Kërkesën dhe dëshminë në këtë formë: