OFF Road Theranda nikoqire e vozitjeve “EXTREME”

18.02.2020

Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën mbi 70 automjete të veçanta nga të gjitha trojet shqiptare erdhën në Suharekë për një vozitje unike nëpër terrene të vështira e quajtur Off-Road. Ky takim i organizuar nga OFF Road Theranda ka për qëllim që të shijohen viset malore të Komunës së Suharekës. […]

OFF Road Theranda nikoqire e vozitjeve “EXTREME” Foto: OFF Road Theranda 17.02.2020 / Herolind Bytyçi - Hallka

Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën mbi 70 automjete të veçanta nga të gjitha trojet shqiptare erdhën në Suharekë për një vozitje unike nëpër terrene të vështira e quajtur Off-Road.

Ky takim i organizuar nga OFF Road Theranda ka për qëllim që të shijohen viset malore të Komunës së Suharekës.

Pjesëmarrës të shumtë dhe adhurues të sporteve ekstreme OFF Road madje edhe nga Shqipëria të hënën si pikë takimi kishin vendin e tregut në Suharekë për të vazhduar te vendi i njohur si Guri i Dellocit, ku pjesëmarrësit me qejf nisën garen për të arritur deri në maje.

Qëllimi i këtij takimi është të shijohen viset malore të Komunës së Suharekës, kanë treguar organizatorët e kësaj gare.

OFF Road Theranda 17.02.2020 / Herolind Bytyçi – Hallka

Organizatorët kanë premtuar se këso takime do të organizohen në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës.