Numri i familjeve me asistencë sociale, Komuna e Suharekës renditet e treta në regjion

23.06.2021

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin janar të këtij viti, ndihmë sociale kanë përfituar 25.678 familje me 103.303 anëtarë. Sipas raportit të ASK-së për muajin janar 2021, […]

Numri i familjeve me asistencë sociale, Komuna e Suharekës renditet e treta në regjion Foto: Ilustrim

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin janar të këtij viti, ndihmë sociale kanë përfituar 25.678 familje me 103.303 anëtarë.

Sipas raportit të ASK-së për muajin janar 2021, në Komunën e Suharekës nga Skema e Ndihmës Sociale kanë përfituar 517 familje me gjithsej 2,306 anëtarë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, në bazë të njëjtit raport, duke krahasuar me komunat e tjera për numrin e familjeve që përfitojnë asistecë sociale e që janë në Rajonin e Prizrenit, figuron që Komuna e Suharekës renditet si e treta për nga numri i këtyre familjeve.

Para Komunës së Suharekës është ajo e Prizrenit e cila në total ka 792 familje me 2,964 anëtarë që marrin asistencë sociale, ndërsa e dyta është Komuna e Malishevës e cila ka 738 familje që përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale, por e cila ka numrin më të madh të anëtarëve nga këto familje, 3,538.

Vetëm për muajin janar 2021 mbulimi i pagesave për skemat e ndihmës sociale të familjeve nga Komuna e Suharekës, shtetit të Kosovës i ka kushtuar 114,615.00 euro.

KomunaNr. i familjeve që marrin asistencë socialeNr. i anëtarëve në këto familje
Prizren7922,964
Malishevë7383,538
Suharekë5172,306
Dragash3971,327
Mamushë1877