Nuk kalon në Kuvendin e Kosovës amandamenti i propozuar që Suharekës t’i ndërtohet një stadium i ri

16.12.2022

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur një amandament i cili përfshinë ndërtimin e një stadiumi në Komunën e Suharekës. Bytyqi ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që për drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 5 milion euro, […]

Nuk kalon në Kuvendin e Kosovës amandamenti i propozuar  që Suharekës t’i ndërtohet një stadium i ri Foto: Ilustrim

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur një amandament i cili përfshinë ndërtimin e një stadiumi në Komunën e Suharekës.

Bytyqi ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që për drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 5 milion euro, raporton SuharekaOnline.

Ajo ndër tjerash tha se Komuna e Suharekës në vazhdimësi po e përfaqëson Kosovën me futbollistët e saj, të cilët kanë një përformancë të jashtëzakonshme edhe në arenën ndërkombëtare, fatkeqësisht stadiumi aktual nuk i plotëson kushtet për të qenë një stadium evropian, poashtu ajo tha se Komuna e Suharekës ka ndarë një vend ku ka planifikuar që të bëhet ndërtimi i këtij stadiumi po që fatkeqësisht nuk janë ndarë mjete nga Qeveria e Kosovës.

Albana Bytyqi ka kërkuar në kuvend që ky projekt me rendësi të veçantë për Komunën e Suharekës të përfshihet në buxhetin e vitit 2023.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuvca e hodhi në votim amandamentin e propozuar nga Bytyqi, i cili me 15 vota për, 47 kundër dhe 0 abstenime nuk kaloi.