Një vdekje e dyshimt, një tentim vetëvrasje, 4 raste të dhunës në familje… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

17.05.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

Një vdekje e dyshimt, një tentim vetëvrasje, 4 raste të dhunës në familje… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar shefi i operatives në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi, raporton SuharekaOnline.

Shefi i operatives në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar këto incidente kriminale: 5 aksidente në trafik, 3 raste të kanosjes, 2 raste dëmtim prone, 4 raste të dhunës në familje, 1 rast i shkak i rrezikut të përgjithshëm, 1 rast i vjedhjes, 1 rast vetëgjyqësi, 1 rast i vdekjes së dyshimt, 1 rast i ngacmimit, 1 rast i tentim vrasje, 1 rast incident zjarri, 1 rast mashtrimi dhe 1 rast lëndim i lehtë trupor.