Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 352 raste në tërë Kosovën

07.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5,204 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 352 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 352 raste në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5,204 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 352 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes nga ky virus. Rasti i vdekjes është nga komuna e Prizrenit.

Numri total i rasteve pozitive është 109,662 raste prej 958,998 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,271 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (68), Gjilan (39), Ferizaj (28) Fushë Kosovë (26) Gjakovë (22), Prizren (20), Pejë (20), Podujevë (18), Rahovec (16), Obiliq (13), Mitrovicë (12), Shtime (11), Gllogoc (9), Lipjan (7), Istog (7), Deçan (6), Kamenicë (6), Viti (5), Klinë (3), Dragash (3), Junik (3), Vushtrri (3), Kaçanik (3), Skenderaj (2), Novobërdë (1) dhe Suharekë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 13 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,732.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (6), Skenderaj (4), Gjilan (2) dhe Gllogoc (1).

Në total numri i rasteve aktive është 1,659.