Një polic në Suharekë gjen 1.150 euro në rrugë, paratë ia dorëzon menjëherë pronarit

01.01.2023

Një zyrtarë policor në Suharekë gjatë ditës së shtunë ka gjetur një shumë parash. Gjatë ditës së shtunë një zyrtarë policor derisa ishte duke shkuar në detyrë në Stacionin Policor në Suharekë ka gjetur para në vlerë prej 1.150 euro, raporton SuharekaOnline. Paratë e gjetura menjëherë u janë dorëzuar pronarit. Lajmin për SuharekaOnline e ka […]

Një polic në Suharekë gjen 1.150 euro në rrugë,  paratë ia dorëzon menjëherë pronarit Foto: Ilustrim

Një zyrtarë policor në Suharekë gjatë ditës së shtunë ka gjetur një shumë parash.

Gjatë ditës së shtunë një zyrtarë policor derisa ishte duke shkuar në detyrë në Stacionin Policor në Suharekë ka gjetur para në vlerë prej 1.150 euro, raporton SuharekaOnline.

Paratë e gjetura menjëherë u janë dorëzuar pronarit.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka njoftuar se paratë janë gjetur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.