Një person në Suharekë goditet nga makina duke kaluar në zebra, kërkon ndihmë mjekësore

21.11.2022

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që ishte goditur nga një veturë. Të dielën rreth orës 14:38 minuta një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që i viktima ishte goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor. Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës në rrugën “Brigada 123”, shkruan SuharekaOnline. […]

Një person në Suharekë goditet nga makina duke kaluar në zebra, kërkon ndihmë mjekësore Foto: Ilustrim

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që ishte goditur nga një veturë.

Të dielën rreth orës 14:38 minuta një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Suharekë pasi që i viktima ishte goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës në rrugën “Brigada 123”, shkruan SuharekaOnline.

Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar për në shtëpi.

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se rasti në fjalë është inicuar si “aksident trafiku me lëndime” dhe se i njejti është duke u hetuar nga organet kompetente.