Një fëmijë i braktisur në Suharekë brenda tremujorit të dytë të 2021’s

24.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur. Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, […]

Një fëmijë i braktisur në Suharekë brenda tremujorit të dytë të 2021’s Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur.

Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Në tremujorin e dytë të 2021’s (Prill, Maj, Qershor) bëhet e ditur se në Kosovë janë braktisur gjithsej 4 fëmijë.

Në mesin e këtyre katër fëmijëve të braktisur, njëri prej tyre është nga Komuna e Suharekës, i gjinisë mashkull.

Ndërsa një tjetër është nga Fushë Kosova, njëri nga Prishtina dhe një tjetër nga Parteshi, të gjithë këta fëmijë të braktisur janë të gjinisë mashkullore.