Një femër nga Suhareka e denoncon në polici ish-vjehrrin për kanosje, thotë se i dyshuari i shkoi te shtëpia e burrit aktual

19.12.2022

Problemet dhe mosmarrveshjet në mes çifteve në shumicën e rasteve përfundojnë me ndarje. Të shtunën rreth orës 17:05 një femër nga Suhareka ka denoncuar në polici ish-vjehrrin e saj për kanosje. Një person ka kanosur ish të fejuaren e djalit, të cilës i ka nxjerrë probleme me familjen e të fejuarit aktual të saj. Burimet […]

Një femër nga Suhareka e denoncon në polici ish-vjehrrin për kanosje, thotë se i dyshuari i shkoi te shtëpia e burrit aktual Foto: Ilustrim

Problemet dhe mosmarrveshjet në mes çifteve në shumicën e rasteve përfundojnë me ndarje.

Të shtunën rreth orës 17:05 një femër nga Suhareka ka denoncuar në polici ish-vjehrrin e saj për kanosje.

Një person ka kanosur ish të fejuaren e djalit, të cilës i ka nxjerrë probleme me familjen e të fejuarit aktual të saj. Burimet nga Prokuroria thonë se 26-vjeçarja e ka denoncuar ish-vjehrrin e saj për kanosje.

Sipas informacioneve të para, babai i ish burrit të viktimës, B.B., ka shkuar në shtëpinë e 26-vjeçares, ku është me ç’rast ia ka thënë vjehrrit aktual të saj disa fjalë për të, duke përmendur edhe periudhën kur viktima me djalin e tij kanë qenë të martuar.  

Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka thënë vjehrrit aktual të ish-nuses se “po merrni një vajzë që ka qenë me djalin tim, i kemi ble ari 10 mijë euro”, e po ashtu edhe fjalë të tjera, që e kanë shqetësuar viktimën në masë të madhe.

Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar atë se çka kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet. 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti si “Kanosje”.