Nishori, fshati i cili për 10 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19

07.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre 10 ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, […]

Nishori, fshati i cili për 10 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre 10 ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në të cilat figuron se përgjatë këtyre ditëve në këtë komunë janë identifikuar 28 raste pozitive me COVID-19.

Ndër të tjera, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se gjatë këtrye 10 ditëve nga data 27 Prill deri më 6 Maj, në qytetin e Suharekës janë identifikuar 28 të infektuar me COVID-19, ku menjëher pas qytetit, me 3 raste pozitive renditet fshati i Nishorit.

Poashtu pas këtij fshati, me nga 2 raste pozitive me COVID-19 renditen edhe fshatrat: Greikoc, Studenqan, Duhël, Mushtisht, Savrovë, Nëpërbisht, Dobërdelan dhe Sallagrazhdë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, në fshatrat si: Maqitevë, Semetisht, Shirokë, Vraniq, Dubravë dhe Sopijë gjatë këtyre 10 ditëve janë identifikuar vetëm nga një rast pozitiv me COVID-19.

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin dhe vendbanimin e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

VendbanimetNr. i rasteve pozitive
Greikoc2
Studenqan2
Suharekë3
Duhël2
Mushtisht2
Savrovë2
Maqitevë1
Nëpërbisht2
Nishor3
Semetisht1
Shirokë1
Vraniq1
Dobërdelan2
Dubravë1
Sallagrazhdë2
Sopijë1
TOTAL28