Nga sonte Policia në Suharekë shton aktivitetin e pas mesnatës

27.07.2022

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës, ka folur edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën tonë, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se nga sonte do të ketë aktivitet më të madh të policisë pas orës […]

Nga sonte Policia në Suharekë shton aktivitetin e pas mesnatës Foto: Ilustrim

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës, ka folur edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën tonë, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se nga sonte do të ketë aktivitet më të madh të policisë pas orës 24.

Sylaj ka theksuar se sidomos do të ketë kontrollë të atyre që kthehen nga dasmat dhe ahengjet e ndryshme.

Do të bëhet edhe testi i promileve të alkoolit, pasi që dyshohet se pas ahengjeve mund të ketë vozitës që kanë përdorë alkool.