Nga lista e VV’së, Osmani, Zyba dhe Kurti morën më së shumti vota në fshatin Tërrnje

15.02.2021

Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, ku janë numëruar 99,25% e vendvotimeve ose 2 mijë e 363 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla. Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% […]

Nga lista e VV’së, Osmani, Zyba dhe Kurti morën më së shumti vota në fshatin Tërrnje Foto: Ilustrim

Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, ku janë numëruar 99,25% e vendvotimeve ose 2 mijë e 363 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.

Në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, janë gjithsej 920 qytetarë me të drejtë vote, ku prej tyre të dielën deri në ora 19:00 kanë votuar 420 votues ose në përqindje 46,31%.

Në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese me 133 vota duke lënë pas AAK me 123 vota, PDK me 59 vota dhe LDK 58 vota ndërsa Nisma Socialdemokrate ka marrur 8 vota.