Nga anomalia e lumtur e Ballkanit me rreth 3000 punëtor deri tek bindja e të rinjëve që të mos ikin!

24.07.2021

Qyteti i Suharekës në jug të Kosovës dikur gumëzhinte nga fabrikat ku ishin të punësuar me mijëra njerëz, dikur i njohur për një fabrikë të quajtur “Ballkan” që prodhonte shirita transportues prej gome dhe kishte të punësuar më shumë se 2,000 punëtorë. Sot, përderisa shfletojmë storiet e suksesit që derivuan nga emri i Ballkanit, sillemi […]

Nga anomalia e lumtur e Ballkanit me rreth 3000 punëtor deri tek bindja e të rinjëve që të mos ikin! Foto: Ilustrim

Qyteti i Suharekës në jug të Kosovës dikur gumëzhinte nga fabrikat ku ishin të punësuar me mijëra njerëz, dikur i njohur për një fabrikë të quajtur “Ballkan” që prodhonte shirita transportues prej gome dhe kishte të punësuar më shumë se 2,000 punëtorë.

Sot, përderisa shfletojmë storiet e suksesit që derivuan nga emri i Ballkanit, sillemi në një “spin-off” por me kahje të kundërt. Për dallim që dikur shumë njerëz ishin kthyer nga Gjermania dhe Zvicra, për të punuar në ‘Ballkan’, sot shumë biznese në qytetin e vogël të Suharekës përballen me detyrën e vështirë për të rindërtuar industrinë e saj të shkatërruar dhe të bindin të rinjtë e mbetur që ia vlen të qëndrojnë, por vonë!

Njësoj si kudo tjetër në Kosovë, lufta dhe rënia e industrive të mëdha gjatë viteve 1990 ka pasur një ndikim të ashpër në popullsinë lokale, dhe këtë e dëshmon fakti se qysh në vitin 1979 kompleksi i Ballkanit në Suharekë me 4 impiante punësonte 1,300 punëtorë, prodhonte 30,000 tonë gome, eksportonte mbi 30 përqind të prodhimit të tyre (kryesisht në Marok, Algjeri, Bullgari, Rumani dhe BRSS) dhe kishte një qarkullim vjetor prej 80 miliardë dinarë (18,50 dinarë = 1 USS). Shumë departamente punonin në katër ndërrime dhe se deri në vitin 1983, Ballkani priste të punësojë 3,000 punëtorë dhe të ketë 3 fabrika të degëve diku tjetër në Kosovë, 2 prej tyre në Prishtinë.

Si mund të shpjegohej kjo anomali e lumtur? Të gjithë atyre që iu drejtua kjo pyetje, në Suharekë dhe në Prishtinë, sugjeruan që burimi kryesor i suksesit të Ballkanit ka qenë shefi i Ballkanit, Drejtori i Përgjithshëm i tij.

Pyetja është: Historia  e Ballkanit,  si ta përsërisim atë?

Përgjigja e ofruar nga Ismet Gusija, Drejtor i Institutit Krahinor për Planifikim Social në Prishtinë ishte ndoshta më e zymta: është e vështirë të transferohet kjo histori suksesi. Ne e përdorim Ballkanin si një shembull të asaj që mund të bëjmë, por për ta përsëritur atë duhet të përsëriten të gjithë faktorët mjedisorë, përfshirë personalitetin e drejtorit të ndërmarrjes. ” A nuk ishte kjo një këshillë dëshpërimi?

Disa dekada pas kësaj anomalie të lumtur gjendja e rëndë ekonomike dhe niveli i lartë i papunësisë janë theksuar si dy nga problemet kryesore që po detyojnë të rinjtë të ikin nga vendi. Muri i Schengenit nuk po i pengon të rinjtë kosovarë të ikin nga vendi. Derisa vite më parë rreth 100 mijë kosovarë ikën ilegalisht, tashmë shumë të tjerë po arrijnë legalisht në Evropë, duke u pajisur me viza pune e që bizneset vendore duket të jetë problem për bindjen e tyre që të qëndrojnë.

Jo rrallë herë pronarë të bizneseve prodhuese në Kosovë, kanë thënë se duhet të ndërmerren hapa urgjent për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë në mënyrë që ata të mos ikin nga vendi dhe se është e nevojshme që edhe punëdhënësit të reflektojmë karshi kësaj situate të krijuar dhe të rrisin pagat dhe përmirësojmë kushtet e punës në mënyrë që kjo tendencë e ikjes të zvogëlohet.

Tendenca e të rinjve të Kosovës të ikin jashtë vendit është shumë e madhe dhe kjo në njëfarë mënyre do ta rrezikoj numrin e të punësuarve.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2020, shkalla e papunësisë ishte 25.9%.

Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 32.3%, krahasuar me meshkujt, 23.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 49.1%.