Nga 974 të punësuar, vetëm gjysma e personelit arsimor në Suharekë janë vaksinuar kundër COVID-19

14.08.2021

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve. Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar […]

Nga 974 të punësuar, vetëm gjysma e personelit arsimor në Suharekë janë vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve.

Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar një rritje drastike.

Se a do të fillojë procesi mësimor, duket se do të varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve. Kështu kanë bërë të ditur nga MAShTI ditë më parë.

Vaksinimi i personelit arsimor mbetet sfidë edhe në Komunën e Suahrekës, ku siç mëson SuharekaOnline nga 974 të punësuar në këtë profil në Komunën e Suharekës, deri më tani janë vaksinuar rreth 50% e tyre.

Përkundër rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, pritjet janë që procesi mësimor të fillojë sipas planifikimit me pjesmarrje fizike.