Nesër bëhen homazhe për t’i nderuar martirët e Komunës së Suharekës

25.03.2022

Nga Komuna e Suharekës përmes një njoftimi, kanë bërë të ditur se nesër më 26 mars, duke filluar nga ora 10:00 bëhen homazhe për t’i nderuar martirët e komunës tonë. Me fillim nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te Obelisku i Martirëve, përballë Komunës, ndërsa nga ora 10:15 bëhet vendosja e luleve te Qendra […]

Nesër bëhen homazhe për t’i nderuar martirët e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Nga Komuna e Suharekës përmes një njoftimi, kanë bërë të ditur se nesër më 26 mars, duke filluar nga ora 10:00 bëhen homazhe për t’i nderuar martirët e komunës tonë.

Me fillim nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te Obelisku i Martirëve, përballë Komunës, ndërsa nga ora 10:15 bëhet vendosja e luleve te Qendra Memoriale ku ka ndodhur masakra e Berishëve.

Ndërkaq nga ora 10:30 bëhen homazhe dhe vendosen lulet te Memoriali i varrezave të Berishëve.

Kujtojmë se nesër bëhen 23 vite, ku forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar.

Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.