Nën udhëheqjen e kirurgut nga Suhareka pacientit në QKUK i hjeket tumori 3.5 kg

08.12.2021

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm. Operacioni ku është hjekur tumori me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë, është udhëhequr nga kirurgu torakal nga Suhareka, Dr. Nazmi Kolgeci. Sipas QKUK-së gjendja […]

Nën udhëheqjen e kirurgut nga Suhareka pacientit në QKUK i hjeket tumori 3.5 kg Foto: Ilustrim

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm.

Operacioni ku është hjekur tumori me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë, është udhëhequr nga kirurgu torakal nga Suhareka, Dr. Nazmi Kolgeci.

Sipas QKUK-së gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.