Në shkolla të Suharekës policia mban ligjërata me temën “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”

30.03.2022

Drejtoria rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacioneve policore Prizren dhe Suharekë, e ne zbatim te Strategjisë se Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi ne Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit” të hartuar nga Drejtoria e Policimit në […]

Në shkolla të Suharekës policia mban ligjërata me temën “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit” Foto: Ilustrim

Drejtoria rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacioneve policore Prizren dhe Suharekë, e ne zbatim te Strategjisë se Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi ne Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit” të hartuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë.

Kësisoj këto drejtori kanë realizuar aktivitetet e planifikuara, në koordinim me DKA-të Prizren dhe Suharekë, policia ka mbajtur ligjërata me temën: ,,Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit”, me nxënës të shkollave fillore në Prizren: SHFMU “Emin Duraku”, SHFMU “Hysen Rexhepi” ,SHFMU “Fadil Hisari”, SHFMU “Mustafa Bakija”, SHFMU “Ekrem Rexha” dhe SHFMU ” Motrat Qiriazi “.

Ndërsa në Suharekë kjo ligjërat u mbajtë në shkollat fillore: SHFMU “Destan Bajraktari”, SHFMU “7 Marsi ”, SHFMU “Shkëndija “, SHFMU “Flamuri i Arberit” në fshatin Reshtan dhe SHFMU “Kongresi i Manastirit” në fshati Studençan, duke ligjëruar temën e keqpërdorimin e internetit si dukuri që fëmijët të pajisen më shumë njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura nga të miturit, dukurive negative të cilat janë prezentë tek të miturit dhe mundësinë e parandalimit të tyre.

Njëkohësisht janë përmendur edhe format dhe llojet e keqpërdorimit si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie qe është prezentë ne shoqërinë tonë.

Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera ne rajonin e Prizrenit.