Në Mushtisht arrijnë shtatoret e Adem Jasharit dhe Hasan Prishtinës
- 26.11.2022

Mbrëmë në fshatin Mushtisht kanë arritur dy shtatore, ajo e Adem Jasharit dhe Hasan Prishtinës.
Mbrëmë në qendër të Mushtishtit janë vendosur dy shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, derisa zbulimi i tyre bëhet me 28 nëntor ditën e hënë.

Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se tani gjithçka është gati dhe të hënën për nder të 28 Nëntorit, bëhet zbulimi i shtatorëve të dy heronjve.

Ceremonia e shpalosjes së shtatorëve fillon nga ora 12:00.
