Mungesa e kushteve, në Maqitevë mbahet mësimi në shkollë

15.04.2021

Pas rritjes së vazhdueshme të rasjeve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, ku ndër tjerash procesi mësimor për klasat e 6 deri në ato të 12-ta ka kaluar në mënyrë online. Pavarësisht këtij vendimi, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Besim Ndreca” në fshatin Maqitevë të Suharekës , ka […]

Mungesa e kushteve, në Maqitevë mbahet mësimi në shkollë Foto: Ilustrim

Pas rritjes së vazhdueshme të rasjeve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, ku ndër tjerash procesi mësimor për klasat e 6 deri në ato të 12-ta ka kaluar në mënyrë online.

Pavarësisht këtij vendimi, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Besim Ndreca” në fshatin Maqitevë të Suharekës , ka vazhduar mësimin në mënyrë fizike.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se gjatë ditës së mërkurë policia ka pranuar një informacion se në SHFMU ”Besim Ndreca” në fshatin Maqitevë është duke mbajtur mësim me nxënësit e klasave të ciklit të lartë (6-9).

Osmanollaj ka thënë se policia e ka takuar drejtorin e shkollës dhe se i njëjti ka informuar se në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Arsimtarëve kishin marrë vendim që të vazhdojnë mësimin në shkollë për shkak se nuk kishin pasur kushte që mësimin ta vazhdojnë në mënyrë online, duke u bazuar në mungesën e rrejtit e të internetit dhe se të njëjtit nuk ishin të pajisur me pajisje elektrike për sistemin online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se për rastin në fjalë është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, poashtu ai ka njoftuar se rasti në polici është hapur si mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë epidemisë.