Në muajin prill të 2021’s mbi 90 lindje në Komunën e Suharekës

16.06.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet […]

Në muajin prill të 2021’s mbi 90 lindje në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet ,rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Në muajin Prill janë regjistruar 2870 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës) ku krahasuar me muajin mars 2021 kemi rënje të numrit të lindjeve për (11.7%) Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin prill, 1479 lindje janë meshkuj dhe 1391 lindje janë femra.

Në Komunën e Suharekës gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 95 lindje, prej tyre 44 lindje meshkuj dhe 51 lindje janë femra.