Në LVV-Suharekë fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal

18.07.2021

Në Lëvizjen Vetëvendosje dega Suharekë ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Komisioni Zgjedhor Ad Hoc […]

Në LVV-Suharekë fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal Foto: Ilustrim

Në Lëvizjen Vetëvendosje dega Suharekë ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 18 korrik deri më 31 korrik 2021, ora 17:00.

Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZAQ-ja do të ndjekë procedurat tjera siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.