Në Komunën e Suharekës, rreth 84% e vendbanimeve marrin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave

07.10.2021

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe në raportin e MAPL-së. Në raportin e MAPL-së për vlerësimin e performancës komunale për vitin 2019, Komuna e Suharekës ka raportuar se 84.17 % e vendbanimeve kanë qasje në rrjetin e menaxhimit të mbeturinave. Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga […]

Në Komunën e Suharekës, rreth 84% e vendbanimeve marrin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe në raportin e MAPL-së.

Në raportin e MAPL-së për vlerësimin e performancës komunale për vitin 2019, Komuna e Suharekës ka raportuar se 84.17 % e vendbanimeve kanë qasje në rrjetin e menaxhimit të mbeturinave.

Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga përqindja e vendbanimeve të cilat mbulohen nga kompanitë për menaxhim të mbeturinave.

Me këtë përqindje prej 84.17, Suhareka lë pas vetës komunat si Deçanin, Hanin e Elezit, Rahovecin, Përteshin e Podujevën.