Ndrecaj: Suhareka dhe Shiroka së shpejti bëhen me morg

09.06.2021

Qytetarët e Suharekës dhe ata të lagjes Shirokë së shpejti pritet ta kenë të zgjidhur problemin e morgut, kjo pas një marrëveshje të arritur nga përfaqësuesit e Shirokës dhe Këshillit të Xhamisë së qytetit në Suharekë. Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i Shirokës njëherit asambleisti, Bashkim Ndrecaj, i cili në emër të banorëve të […]

Ndrecaj: Suhareka dhe Shiroka së shpejti bëhen me morg Foto: Ilustrim

Qytetarët e Suharekës dhe ata të lagjes Shirokë së shpejti pritet ta kenë të zgjidhur problemin e morgut, kjo pas një marrëveshje të arritur nga përfaqësuesit e Shirokës dhe Këshillit të Xhamisë së qytetit në Suharekë.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i Shirokës njëherit asambleisti, Bashkim Ndrecaj, i cili në emër të banorëve të kësaj lagje ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e këtij morgu në hapësirën e varrezave të Shirokës.

Sipas marrëveshjes dy palëshe ndërtimi i këtij morgu do të bëhet nga financimi i qytetarëve të cilët do të participojnë në baza vullnetare.

Kujtojmë se asambleisti Ndrecaj vazhdimisht ka kërkuar nga Komuna e Suharekës që të bëje ndarjen e një parcele për ndërtimin e një morg për qytetin e Suharekës, duke shtuar se është e dëmshme që kufomat e familjarëve të banorëve të qytetit me u dërgu nëpër fshatra pasi që nuk kanë vend në qytet.

Asokohe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë të ditur se është ndarë një parcel në Biraq prej 5 hektarësh dhe ende nuk kemi marr vendim. Më tutje Muharremaj ka shtuar se aty është duke u bërë projekti për varreza të reja dhe aty do të ndërtohet një kapellë.