Ndeshja KB Ylli-KB Peja, tifozët treguan kulturë sportive – Sylaj: Gjithçka ka kaluar mirë dhe pa incidente

15.12.2022

Mbrëmë (e mërkurë) është zhvilluar ndeshja mes ekipit të KB Golden Eagle Ylli dhe Kb Peja. Ndeshja është zhvilluar në sallën sportive “13 Qershori” në qytetin e Suharekës. Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tetë radhazi, ku në një ndeshje dramatike ka mundur Pejën me shifrat 58-57 (21:14, 16:17, 9:16, 12:10), në ndeshjen e […]

Ndeshja KB Ylli-KB Peja, tifozët treguan kulturë sportive – Sylaj: Gjithçka ka kaluar mirë dhe pa incidente Foto: Palestra Sportive "13 Qershori" - Suharekë / Rexh Gashi

Mbrëmë (e mërkurë) është zhvilluar ndeshja mes ekipit të KB Golden Eagle Ylli dhe Kb Peja.

Ndeshja është zhvilluar në sallën sportive “13 Qershori” në qytetin e Suharekës.

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tetë radhazi, ku në një ndeshje dramatike ka mundur Pejën me shifrat 58-57 (21:14, 16:17, 9:16, 12:10), në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë.

Gjatë ditës së mërkurë Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline kishte bërë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët do ta përcjellin nga afër këtë lojë, që të mos posedojnë mjete të forta, mjete piroteknike, alkool, shkrepsa, duhan apo edhe gjë sende tjera të cilat mund të shkaktojnë ndonjë problem tek njerzit apo ambienti.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte SuharekaOnline ka kontaktuar Komandanin e Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj për të mësuar se a ka pasur ndonjë incident, parregullësi apo a është larguar ndonjë gjë e cila ka qenë e palejuar.

Në një përgjigjje elektronike Sylaj ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes kur edhe u zhvillua kjo ndeshje policia ka qenë prezente dhe është kujdesur për mbajtjen e rendit dhe qetësisë, e poashtu ai tha se të gjitha gjë sendet e palejuara janë larguar nga sigurimi privat gjatë kontrollit në hyrjen e sallës.

Sylaj ndër tjerash tha se sa i përketë ndeshjës basketbollistike mbrëm gjithçka ka kaluar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë incident i cili ka mund të shkaktoj rrezik apo të prish imazhin sportiv.