Ndeshja KB Ylli-KB Peja, Sylaj thotë se nuk do të lejohen mjetet e forta, alkooli e gjëra të tjera që mund të shkaktojnë rrezik
- 14.12.2022

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes KB Golden Eagle Ylli dhe KB Pejës.
Ndeshja do të luhet në sallën “13 Qershori” në qytetin e Suharekës dhe pritet të fillojë në ora 19:00.
Ndërsa, për mbajtjen e rendit dhe qetësisë përveç sigurimit privat, do të përkujdeset edhe Policia e Kosovës në Suharekë.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se policia janë në gjendje gatitshmërie që të ruajn rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje.
Poashtu, Sylaj ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët do ta përcjellin nga afër këtë lojë, që të mos posedojnë mjete të forta, mjete piroteknike, alkool, shkrepsa, duhan apo edhe gjë sende tjera të cilat mund të shkaktojnë ndonjë problem tek njerzit apo ambienti.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afim Sylaj kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe iu bën lujte që të mos e prishin atmosferën e lojës duke shkaktuar ndonjë incident të mundshëm.
Andaj, Sylaj thekson se të gjithë qytetarët të cilët kanë interes që të shikojnë lojën nga afër do të kontrollohen nga sigurimi dhe do të merren të gjitha gjërat që konsiderohen se mund të shkaktojnë ndonjë rrezik.
E gjitha kjo po bëhet pas incidentit që ndodhi në Prishtinë gjatë ndeshjës që u zhvillua mes ekipit të Prishtinës dhe Trepçës, ku pati dhunë dhe u lënduan disa qytetarë të cilët ishin duke shikuar lojën dhe ku u shkatërrua salla sportive, vlera e dëmit sipas njoftimeve nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thuhet të jetë rreth 50 mijë euro.