Ndërprerje edhe sot, fshatrat e Suharekës që do mbesin pa rrymë
- 15.01.2022
- 0 komente
KEDS ka njoftuar se sot në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 12:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të vendosjes së grupit matës kontrollues.
Nga NS 110/35/10kV Theranda do të ndërprehet: LP 10kV Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 12:00 deri 14:00.
Vendet: fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.
Arsyeja: Vendosja e grupit matës kontrollues.
KOMENTE0
Leave a Reply