Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët e fshatit Bllacë

07.06.2023

Në fshatin Bllacë të Suharekës sot janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e këtij vendi. Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton SuharekaOnline. Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve. “E përjetshme qoftë gjithmonë lavdia […]

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët e fshatit Bllacë Foto: Ilustrim

Në fshatin Bllacë të Suharekës sot janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e këtij vendi.

Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve.

“E përjetshme qoftë gjithmonë lavdia e tyre.

Heroizmi i tyre është i pakrahasueshëm dhe ne duhet ta nderojmë gjithmonë sakrificën e tyre.

Në Bllacë i nderuam sot ata që i dhanë vendit gjithçka.

Lavdi !” është shprehur Muharremaj.