Natën e vitit të ri arrestohen 4 persona në Suharekë, policia sekuestron një revole

02.01.2023

Të shtunën katër persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Suharekë. Gjatë ditës së shtunë katër persona të dyshuar për kanosje dhe armë mbajtje pa leje janë shoqëruar në polici, raporton SuharekaOnline. Pas një mosmarrëveshje gjatë ngasjes së veturave të dyshuarit kanë dalur nga veturat e tyre dhe kanë kanosur njëri tjetrin. Sipas informacioneve që […]

Natën e vitit të ri arrestohen 4 persona në Suharekë, policia sekuestron një revole Foto: Ilustrim

Të shtunën katër persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Suharekë.

Gjatë ditës së shtunë katër persona të dyshuar për kanosje dhe armë mbajtje pa leje janë shoqëruar në polici, raporton SuharekaOnline.

Pas një mosmarrëveshje gjatë ngasjes së veturave të dyshuarit kanë dalur nga veturat e tyre dhe kanë kanosur njëri tjetrin.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar edhe një revole e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjshme hetimore.

Poashtu, bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 12:50, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.