Mushtishti po bëhet me park dhe shtatore të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit

07.05.2022

Një gjë të tillë për ndërtimin e shtatoreve dhe parkut në Mushtisht, e ka konfirmuar edhe kryetari i fshatit, Reshat Selimi si dhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj. Sipas një njoftimi në Facebook nga Selimi, në memorandumin e nënshkruar për bashkëfinancim nga komuna e Suharekës dhe zv.ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës […]

Mushtishti po bëhet me park dhe shtatore të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit Foto: Ilustrim

Një gjë të tillë për ndërtimin e shtatoreve dhe parkut në Mushtisht, e ka konfirmuar edhe kryetari i fshatit, Reshat Selimi si dhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.

Sipas një njoftimi në Facebook nga Selimi, në memorandumin e nënshkruar për bashkëfinancim nga komuna e Suharekës dhe zv.ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, janë dy projekte që janë shumë të rëndësishëm për fshatin Mushtisht.

I pari është ndërtimi i rrugës Baqevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë, në vlerë prej 400 mijë euro. Ndërsa e dyta përfshin ndërtimin e parkut dhe ndërtimin e shtatoreve në qendër të fshatit Mushtisht, në vlerë prej 80 mijë euro.

“Ky i fundit do të jetë një projekt impozant që do realizohet në qendër të fshatit, në sipërfaqen në mes të objektit të ri të QMF-së dhe lapidarit të dëshmorëve të kombit.

Pas aprovimit nga Këshilli i Fshatit Mushtisht, së bashku me ekspertë të fushës(arkitekt dhe skulptor nga Shqipëria) kemi studiuar e parë nga afër hapsirën publike, planin rregullativ-urbanistik, në harmoni me konfiguracionin e terenit, pozitën gjeografike, rëndësin e veçantë historike, rëndësin e përspektivës të zhvillimit turistik të fshatit, si parakusht për ndalimin e emigracionit dhe inkurajimin e kthimit të të rinjëve tanë në vendlindje, duke marrë parasysh ndërtimin në të ardhmen e afërt edhe të rrugës Suharekë-Mushtisht-Brezovicë, që së bashku edhe me projektin në fjalë dhe zhvillimin e turizmit, do ta kthejë gradualisht Mushtishtin në një qendër të rëndësishme kulturore dhe turistike, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të tij dhe mbarë komunës tonë”, ka shkruar Selimi.

Postimi i plotë i Reshat Selimit:

Të nderuar bashkëvendas, memorandumi i bashkëpunimit për bashkëfinancim të projekteve, nënshktuar dje nga ktyetari i komunës tonë dhe zv. ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, parasheh realizimin edhe të dy projekteve që janë mjaft jetik dhe shumë të rëndësishëm për Mushtishtin.

I pari është: Ndërtimi i rrugës Baqevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë, në vlerë prej 400,000 €, që do ta shkurtojë distancën e rrugës lidhëse me qendrën tonë regjionale Prizrenin, dhe

I dyti: Ndërtimi i Parkut dhe ndërtimi i shtatoreve në qendër të fshatit Mushtisht, në vlerë prej 80,000 €.

Ky i fundit do të jetë një projekt impozant që do realizohet në qendër të fshatit, në sipërfaqen në mes të objektit të ri të QMF-së dhe lapidarit të dëshmorëve të kombit.

Pas aprovimit nga Këshilli i Fshatit Mushtisht, së bashku me ekspertë të fushës(arkitekt dhe skulptor nga Shqipëria) kemi studiuar e parë nga afër hapsirën publike, planin rregullativ-urbanistik, në harmoni me konfiguracionin e terenit, pozitën gjeografike, rëndësin e veçantë historike, rëndësin e përspektivës të zhvillimit turistik të fshatit, si parakusht për ndalimin e emigracionit dhe inkurajimin e kthimit të të rinjëve tanë në vendlindje, duke marrë parasysh ndërtimin në të ardhmen e afërt edhe të rrugës Suharekë-Mushtisht-Brezovicë, që së bashku edhe me projektin në fjalë dhe zhvillimin e turizmit, do ta kthejë gradualisht Mushtishtin në një qendër të rëndësishme kulturore dhe turistike, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të tij dhe mbarë komunës tonë.

Mirënjohje dhe falenderim për kryetarin e komunës dhe bashkëvendasin tonë zv. ministrin H. Durmishi, për gadishmërin dhe aprovimin e realizimit të këtyre projekteve.

Më poshtë e keni kërkesën e Këshillit të Fshatit Mushtisht, drejtuar organeve relevante për këtë projekt dhe Propozim Projektin të realizuar nga byroja projektuese NPN D-Project me seli në Prizren: