Mushtishti blen automjet për fikjen e zjarrit, bëhet fshati i parë që do të ketë njësi vullnetare të zjarrfikësve

10.09.2022

Fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës është fshati i parë në Kosovë që tashmë do të ketë njësinë vullnetare të zjarrfikësve, e kjo si shkak i viteve të kaluara që kishte shpërthime të zjarrit në komunën tonë, e sidomos në fshatrat Mushtisht dhe përreth saj. Diaspora po vazhdon të kontribuojë në vendlindjen e tyre, falë […]

Mushtishti blen automjet për fikjen e zjarrit, bëhet fshati i parë që do të ketë njësi vullnetare të zjarrfikësve Foto: Ilustrim

Fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës është fshati i parë në Kosovë që tashmë do të ketë njësinë vullnetare të zjarrfikësve, e kjo si shkak i viteve të kaluara që kishte shpërthime të zjarrit në komunën tonë, e sidomos në fshatrat Mushtisht dhe përreth saj.

Diaspora po vazhdon të kontribuojë në vendlindjen e tyre, falë bashkatdhetarëve të Mushtishtit që janë organizuar dhe kanë mbledhur mjetet e nevojshme për blerjen e automjetit për fikjen e zjarrit.

Përmes një njoftimit të këshillit të Mushtishtit, bëhet e ditur se automjeti në fjalë është blerë jashtë vendit si dhe është sukses i mërgimtarëve.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se ky automjet pritet që pas kryerjes së procedurave teknike dhe doganore, gjatë javës së ardhshme të arrijë në fshat, të cilat procedura i ka marrë përsipër Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës tonë.

“Faleminderit nga zemra dhe një falenderim edhe në emër të të gjithë banorëve tanë, të gjithë juve që keni kontribuar që Mushtishti të bëhet fshati i parë në vend që do ta ketë një njësi vullnetare, të organizuar mirë të zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e këshillit të fshatit Mushtisht.