Mushtisht, sulmohet nga katër persona për shkak të një borxhi
- 04.07.2021

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar në Mushtisht të Suharekës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se motivi i sulmit, sipas viktimës, është një borxh të cilin ai ua kishte të dyshuarve, përcjell Demokracia.com.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë 03.07.2021-17:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar meshkuj kosovar. Motivi i sulmit sipas viktimës është një borxh të cilin ai ua kishte të dyshuarve”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç njofton policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe po ashtu është informuar edhe prokurori lidhur rastin.