Mushtisht, goditi me veturë një konstruksion të metalit dhe ajo goditi punëtorin, policia nis hetimet

15.10.2022

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin. Rasti […]

Mushtisht, goditi me veturë një konstruksion të metalit dhe ajo goditi punëtorin, policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:10 në fshatin Mushtisht.

Punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Ndërkaq, nga policia kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fsh. Mushtisht, Suharekë 14.10.2022 – 10:10. Vozitësi mashkull kosovar me automjet nuk ka respektuar punëtorin mashkull  kosovar i cili ishte duke rregulluar komunikacionin, ku ka goditur një konstruksion të metalit dhe ajo më pas ka goditur punëtorin. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.