Murtez Zekolli tregon pse nuk e uroi Bali Muharremajn!

21.10.2021

Në një prononcim për SuharekaOnline Zekolli ka bërë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore Bali Muharremaj në bashkëbisedim me qytetarët ju ka thënë se “Mos humbi votë se unë e kam kry punën me PDK”. Sipas Zekolliti nuk përjashtohet mundësia që lidhur me këtë ai është dakorduar me dikënd brenda PDK-së. Andaj në shenjë injorance […]

Murtez Zekolli tregon pse nuk e uroi Bali Muharremajn! Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në një prononcim për SuharekaOnline Zekolli ka bërë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore Bali Muharremaj në bashkëbisedim me qytetarët ju ka thënë se “Mos humbi votë se unë e kam kry punën me PDK”.

Sipas Zekolliti nuk përjashtohet mundësia që lidhur me këtë ai është dakorduar me dikënd brenda PDK-së.

Andaj në shenjë injorance ndaj çasjes së tillë të Bali Muharremajt, Zekolli ka vendosur që mos t’ia uroj fitorej atij.

“Arsyeja që nuk ja kam uruar fitoren është sepse Muharremaj gjatë gjithë fushatës në mënyrë tinzare ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe ju ka thënë për PDK mos lodhi se jemi rregullu, dhe realisht nuk ka tregu me kënd ka rregullu dhe çka ka rregullu” ka thënë Zekolli, shkruan SuharekaOnline.

Megjithatë edhe Zekolli thotë se ende nuk ka përfunduar gjithçka, pasiqë edhe rezultati zgjedhor nuk është certifikuar.

Duke folur për hapat e mëtutjeshëm ish-kandidati i PDK-së, Murtez Zekolli, ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve PDK do të bëjë një analizë dhe më pas të vendoset se si do të veprohet.