Muhlan, prindi i një nxënësi kërcënoi mësimdhënsen – policia jep detaje

12.11.2022

Mosmarrëveshjet, konfliktet e përleshjet në shkollat e Kosovës nuk janë të rralla, qofshin ato raport nxënës-nxënës, nxënës-mësimdhënës apo mësimdhënë-prindër. Një rast i kanosjes ka ndodhur në shkollën e fshatit Muhlan në Suharekë, ku një person ka kanosur një mësimdhënëse. Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se me datë 31 tetor të këtij një mësimdhënëse […]

Muhlan, prindi i një nxënësi kërcënoi mësimdhënsen – policia jep detaje Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet, konfliktet e përleshjet në shkollat e Kosovës nuk janë të rralla, qofshin ato raport nxënës-nxënës, nxënës-mësimdhënës apo mësimdhënë-prindër.

Një rast i kanosjes ka ndodhur në shkollën e fshatit Muhlan në Suharekë, ku një person ka kanosur një mësimdhënëse.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se me datë 31 tetor të këtij një mësimdhënëse ka njoftuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga një person i dyshuar.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Muhalan, Suharekë 31.10.2022 – 12:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, burimet nga Prokuroria për Sinjalin kanë bërë me dije se i dyshuari S.K., e ka ofenduar e kërcënuar një mësimdhënese në oborrin e shkollës duke iu drejtuar me fjalët “në këtë shkollë s’ki me jep mo mësim”.