Muharremaj viziton Shoqatën e të Verbërve në Suharekë, iu premton mbështetje

09.11.2020

I pari i komunës, Bali Muharremaj sot ka vizituar Shoqatën e të Verbërve në Suharekë. Përmes një postimi në facebook Muharremaj ka njoftuar se e ka vizituar Shoqatën e të Verbërve për tu njohur së afërmi me kërkesat e tyre dhe për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate. Muharremaj gjithashtu theksoi se Komuna […]

Muharremaj viziton Shoqatën e të Verbërve në Suharekë, iu premton mbështetje Foto: Ilustrim

I pari i komunës, Bali Muharremaj sot ka vizituar Shoqatën e të Verbërve në Suharekë.

Përmes një postimi në facebook Muharremaj ka njoftuar se e ka vizituar Shoqatën e të Verbërve për tu njohur së afërmi me kërkesat e tyre dhe për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate.

Muharremaj gjithashtu theksoi se Komuna e Suharekës ka bërë investime në rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve të zyreve, ku ata kanë qëndruar dhe në të ardhmen do të punohet edhe më tutje.

Poashtu, Muharremaj zotohet se kjo shoqatë do ta ketë përkrahjen dhe mbështetjen për aktivitetet e tyre do ta kenë vazhdimisht, që ata t’i promovojnë angazhimet e tyre.

Kujtojmë se SuharekaOnline përmes një artikulli të shkruar për ” Javën e njeriut me shkop të bardhë” kishte intervistuar kryetarin e kësaj shoqat, z.Naim Lezi ku ai shprehu shqetësimin për kushtet në të cilat gjendej kjo shoqatë.