Muharremaj: Vizitat e krerëve të shtetit nëpër komuna të vonuara, por të mirëseardhura

06.04.2022

Ai tha se vizitat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nëpër Komuna, janë të nevojshme sidomos në këtë kohë, kur po përballen me telashe të shumta, sidomos karshi ngritjes së çmimeve. Muharremaj për KlanKosova tha se gjatë këtyre vizitave, liderët mund të njoftohen rrënjësisht me telashet e komunave e po ashtu edhe të […]

Muharremaj: Vizitat e krerëve të shtetit nëpër komuna të vonuara, por të mirëseardhura Foto: Ilustrim

Ai tha se vizitat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nëpër Komuna, janë të nevojshme sidomos në këtë kohë, kur po përballen me telashe të shumta, sidomos karshi ngritjes së çmimeve.

Muharremaj për KlanKosova tha se gjatë këtyre vizitave, liderët mund të njoftohen rrënjësisht me telashet e komunave e po ashtu edhe të qytetarëve.

I pari i Suharekës në Klan Kosova, tha se do t’i pres liderët institucional, duke e respektuar hierarkinë institucionale. Njëjtë siç do të bëjë edhe me Ministrat e Qeverisë.