Muharremaj uron mësuesit: Na mësuan dhe edukuan, që të jemi të zellshëm në profesion dhe qytetarë të mirë

07.03.2022

Kryetari Muharremaj ka thënë se 7 marsi është ditë që i emocionon të gjitha gjeneratat. Po ashtu, ai tha se secili prej nesh e uron sot mësuesen apo mësuesin, për edukimin dhe angazhimin gjatë jetës. Ai ka shtuar se mësuesit na mësuan dhe na edukuan, që secili prej nesh të jemi nesër të zellshëm në […]

Muharremaj uron mësuesit: Na mësuan dhe edukuan, që të jemi të zellshëm në profesion dhe qytetarë të mirë Foto: Ilustrim

Kryetari Muharremaj ka thënë se 7 marsi është ditë që i emocionon të gjitha gjeneratat.

Po ashtu, ai tha se secili prej nesh e uron sot mësuesen apo mësuesin, për edukimin dhe angazhimin gjatë jetës.

Ai ka shtuar se mësuesit na mësuan dhe na edukuan, që secili prej nesh të jemi nesër të zellshëm në profesion dhe qytetarë të mirë.

“Ata e kanë treguar përkushtimin e duhur, prandaj ne sot dhe gjithmonë i nderojmë dhe i respektojmë. Urime!”, ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në rrjetin social “Facebook”.