Muharremaj synon që Suhareka të jetë e para për nga pastërtia dhe me më së shumti zona gjelbëruse

03.03.2022

Muharremaj në një intervistë për rtv21 ka treguar se synon një Suharekë të gjelbër. “Aktualisht po e presim buxhetin nga niveli qëndror, për të proceduar më tutje me projektet në vazhdim. Ndërkohë ne jemi veq në fazën fillestare të disa projekteve”, ka thënë Muharremaj. Ndërsa, ka theksuar se po përgatitën që në fazën e parë […]

Muharremaj synon që Suhareka të jetë e para për nga pastërtia dhe me më së shumti zona gjelbëruse Foto: Ilustrim

Muharremaj në një intervistë për rtv21 ka treguar se synon një Suharekë të gjelbër.

“Aktualisht po e presim buxhetin nga niveli qëndror, për të proceduar më tutje me projektet në vazhdim. Ndërkohë ne jemi veq në fazën fillestare të disa projekteve”, ka thënë Muharremaj.

Ndërsa, ka theksuar se po përgatitën që në fazën e parë të këtij viti të vazhdojnë me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, sipas planit të miratuar nga Asambleja Komunale, si në zonën urbane e po ashtu edhe atë rurale. “Ndërkohë ne po vazhdojmë me mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ambientit”, ka theksuar kryetari.

I pari i Suharekës i ka përmendur disa projekt të cilat po i konsideron si më të rëndësishme që do të realizohen brenda këtyre katër vjetëve.

“Projekti i 4 unazave thuajse është në përfundim. Pastaj vazhdimi i Sheshit të Qytetit, Mbikalimit të shtigjeve të ecjes, Themelimi i Ndërrmarrjes Komunale dhe shumë projekte tjera me rëndësi”, ka thënë ai.

I pyetur se çka do të ndryshojë/investojë në Suharekë, diçka që Suhareka nuk e ka pasë asnjëherë, Muharremaj është përgjigjur se synon që komuna e tij të jetë e para për nga pastërtia.

“Një prej synimeve kryesore krahas zhvillmit ekonomik është komuna e pastër nga mbeturinat dhe komuna me më së shumti zona gjelbëruse. Pra synojmë të jemi të parët në këtë aspekt”, ka thënë kryetari Muharremaj.

E realizimi i projeketeve kërkon buxhet, Komuna e Suharekës ka një buxhet prej 5 milionë eurosh për investime kapitale, mirëpo kryetari i kësaj komune ka theksuar se nuk është i mjaftueshëm.

“Buxheti komunal për investime kapitale është rreth 5 milion euro, mirëpo natyrisht ky nuk është i mjaftueshem andaj ne fokusohemi edhe në ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe donacionet e ndryshme”, ka thënë Muharremaj.