Muharremaj: Suhareka me infrastrukturën që ka nuk vërshohet
- 18.01.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se me infrastrukturën që ka Suhareka, nuk rrezikohet që të përmbytet nga vërshimet.
Ditë më parë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në disa komuna të vendit do të ketë mundësi për vërshime si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, por përkundër kësaj, i pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se me infrastrukturën që ka Komuna e Suharekës dhe punën që është bërë nuk rrezikon të vërshohet, raporton SuharekaOnline.
I ftuar në një emision, Muharremaj tha se vërshime mund të ketë në çdo vend mirëpo Komuna e Suharekës është e përgatitur, duke shtuar se në dy vitet e fundit Suhareka nuk është vërshuar dhe nuk ka pasur probleme në këtë drejtim.
Poashtu, ai u shpreh se Komuna e Suharekës është përgatitur edhe për reshjet e borës ku ka treguar se tashmë është përzgjedhur kompania e cila do të mirëmbaj rrugët lokale të Komunës së Suharekës.
“Sa i përketë borës jemi bërë gati, është përzgjedhur kompania, kshtu që mirë është me ra borë se është koha për me ra borë… Dëshira e të gjithëve është me ra borë mu ditë se është stina e dimrit, me kalu më herët në pranverë me punu, është e mirë për shkak sasisë së ujit që shtohet kur bken borë, për shkak të dezinfektimit.. Por sidoqoftë nuk varet prej neve është proces i natyrës” tha Muharremaj.