Muharremaj: Rugova, figura historike që i ka dhënë më së shumti Pavarsisë së Kosovës

21.01.2021

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar ish-Presidentin Rugova duke theksuar se ai është një prej figurave […]

Muharremaj: Rugova, figura historike që i ka dhënë më së shumti Pavarsisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar ish-Presidentin Rugova duke theksuar se ai është një prej figurave historike që i ka dhënë më së shumti Pavarsisë së Kosovës.

Muharremaj ndër tjera ka thënë se vlerat dhe parimet e shtetndërtimit e të demokracisë sot janë, si rezultat i angazhimit intelektual të tij ndër vite.

“Ai do të kujtohet si një lider i papërsëritshëm në historinë tonë”, ka shkruar kryetari Muharremaj.