Muharremaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Suharekë

31.05.2022

Gjatë këtij kuvendi AAK në Suharekë ka rizgjedhur Bali Muharremajn si kryetar dege. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Muharremajn për rizgjedhjen duke shtuar se ai dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm. “Vërtetë që Aleanca u […]

Muharremaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë këtij kuvendi AAK në Suharekë ka rizgjedhur Bali Muharremajn si kryetar dege.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Muharremajn për rizgjedhjen duke shtuar se ai dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm.

“Vërtetë që Aleanca u bë lidere në Suharekë, por gjithashtu Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare.

Këto i thash mes tjerash, në Kuvendin zgjedhor të Aleancës në Suharekë, duke uruar sa më shumë sukses për të gjithë ata që morën detyra e përgjegjësi të reja.

Duke besuar në lidershipin e tij, urova rizgjedhjen e kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj edhe për një mandat në krye të degës së Aleancës. Ai i dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm” ka thënë Haradinaj.